Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: PELISTERI – SHKËNDIJA NDAHEN ME BARAZIM

Java e 9-të e sezonit vjeshtori u kompletua mbrëmë me ndeshjen Pelisteri –Shkëndija  për  përfundoi 0-0. Tabelën e kryeson Struga Trim Lum me  23 pikë para  Vardarit dhe Shkëndijës që kanë 21 pikë. Kampionati vazhdon me xhiron e 10-të pas dy javëve

 Me ndeshjen Pelisteri – Shkëndija që  u zhvillua  mbrëmë në Manastir  u kompletua  java e  9-të e sezonit  vjeshtor  në Ligën e Parë të futbollit vendor, Ndeshja Pelisteri – Shkëndija që dëshmoi  një  lojë mesatare  tipike kampionate  përfundoi me  barazim pa  gola 0-0 të  nivelit  tonë përkundër  disa  raste nga  të  dyja ekipet dhe  që nuk u konkretizuan.

Skuadra  kuqezi  e  cila  dominoi  pjesën më të madhe  të lojës nuk arriti që të gjejë rrjetën në këtë takim në fushën e Pelisterit. Raste të mira për të shënuar kishin Tamba por dhe Fiton Ademi. Me pikë e fituar Shkëndija mbetet  në  pozitën e tretë me 21 pikë.

Pas kompletimit të  xhiros së 9-të pason pauza  dy  javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit për ndeshjet  kualifikuese  për Botërorin 2026. Java e  10-të e kampionatit sjell super derbin  e sezonit ë mes Shkëndijës dhe Vardarit.

Exit mobile version