Përfaqësuesja e Maqedonase prej mbrëmë është grumbulluar dhe ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorinë 2026, kundër Belgjikës dhe Kazakistanit, të cilat do të jenë vendimtare në betejën për vendin e parë në grupin që çon direkt në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Skuadra e Blagoja Milevskit i pret dy ndeshjet në një atmosferë shumë pozitive, kryesisht të përqendruar në ndeshjen me favoritin e madh Belgjikën që do të zhvillohet në qytetin e Gentit më 10 tetor.
Është mjaft e qartë se belgët, si një nga ekipet më të mira botërore, janë favoritë të mëdhenj në tokën vendase, por skuadra e Milevskit ka demonstruar hapur gjatë gjithë ciklit aktual kualifikues se ka kapacitetin për të mposhtur çdo kundërshtar në fushë në maksimum.
SHABAN SINANI – TV KOHA