Më 8 tetor 2025, rreth orës 02:20, në SPB Shkup është raportuar se në parkingun e Qendrës Sportive “Jane Sandanski”, në komunën Aerodrom të Shkupit, janë përfshirë nga flakët një kamion “Iveco” dhe një kamion “Renault” me targa të Shkupit, që janë në pronësi të një personi juridik nga Shkupi, si dhe një veturë “Opel” me targa të Prilepit, në pronësi të E.S. nga Prilepi.
Në orën 02:50 zjarri është shuar nga Njësia e Mbrojtjes nga Zjarri e Shkupit. Pas masave të marra nga policia e Stacionit Aerodrom dhe Njësia e Policisë Ndërhyrëse, në bulevardin “ASNOM” janë arrestuar F.C. (23) dhe I.C. (24), të dy nga Shkupi, të dyshuar për shkaktimin e zjarrit. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.