Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut. Kah fundi i ditës reshjet do të pushojnë. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior (lokalisht mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 16 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14 gradë Celsiusë.