Site icon Tetova Expres

Bozhinovska: Janë anuluar 45 koncesione, i ashpërsojmë kriteret dhe kontrollet

Mbi 45 koncesione janë anuluar prej të cilave 34 unanimisht, ndërsa për 11 kontratat kanë skaduar dhe nuk janë vazhduar, informoi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.

Në brifingun e sotëm me gazetarë, Bozhinovska tha se shkaqet për këtë janë mosrespektimi i dispozitave ligjore dhe masave ekologjike, mospagesa e kompensimeve të koncesioneve, bartja e koncesionit pa pajtim dhe eksploatim jashtë pjesës së lejuar.

Sipas ministres, të gjitha koncesionet do të publikohen.

“Nga janari deri më 1 tetor të këtij viti janë kryer 170 mbikëqyrje të jashtëzakonshme dhe 78 të rregullta”, potencoi Bozhinovska dhe paralajmëroi kritere shumë më të ashpra lidhur me editimin dhe kontrollin e koncesioneve.

Në Inspektoratin shtetëror për energjetikë dhe miniera për momentin punojnë rreth 14 inspektorë, por mungojnë minimum po aq.

Advertisement
Exit mobile version