Site icon Tetova Expres

Zgjedhjet lokale, partitë politike vazhdojnë aktivitetet në teren

Në ditën e njëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë t’u prezantojnë qytetarëve programet dhe kandidatët e tyre. Sot, janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në të gjithë vendin.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të prezantojnë kandidatët e tyre në Zelenikovë, Ilinden, Qendër dhe Kisella Vodë, ndërsa LSDM do të zhvilloj aktivitete në Demir Kapi, Rosoman, Kavadar dhe Negotinë.

Partia E Majta do t’u drejtohet qytetarëve në Rosoman dhe Kavadar, ku kryetari i i saj Dimitar Apasiev, deputeti Sasko Jançev, bartësit e listave, Vlatko Trajkov dhe Krume Bogevski dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë do t’u drejtohen qytetarëve.
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski, do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 11:00 në Komunën Qendër.

Sot,  në ora 12:00, kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, do të mbajë konferencë shtypi. Çarshia e Vjetër e Shkupit

Ndërkohë, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani në ora 12:00 do të mbajë një konferencë për shtyp tek parkingun në rrugën e plastikave.

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, do të mbajë konferencë për media te parku pranë Xhamisë së Sahatit, Tetovë.

Fushata zyrtarisht përfundon më 17 tetor në mesnatë, e ndjekur nga heshtja zgjedhore para votimit më 19 tetor. Raundi i dytë është planifikuar për 2 nëntor.

Këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e vendit. Votimi do të zhvillohet në 3,480 qendra votimi për 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista për këshillat komunale – gjithsej 10,490 kandidatë.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 kandidatura të pavarura.

Qyteti i Shkupit ka më shumë kandidatë për kryetar bashkie – 16.

Advertisement
Exit mobile version