Site icon Tetova Expres

BOTËRORI 2026Ë: SONTE PËRBALLEN BELGJIKA – MAQEDONIA

Sonte  me fillim në ora 20:45 në Gent të Belgjikës zhvillohet  ndeshja kualifikuese  për Kupën e Botës, mes Belgjikës dhe  Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja  e Maqedonisë sonte me fillim n; ora  20 e 45 në Gent do të luajë ndeshjen e  raundit të gjashtë  të grupit ‘J’ për kualifikim në Botërorin  2026. Ekipi  nën drejtimin e  seleksionuesit Bllagoja Milevski mbrëmë ka  zhvilluar seancën e fundit  stërvitore  para  ndeshjes  së  sotme, ndërsa  pra  fillimit të seancës stërvitore në pres konferencën zyrtare para gazetarëve folën seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe  futbollisti Visar Musliu.                                                                                                     Trajneri Milevski tha se përfaqësuesja  jonë ka ardhur  në Belgjikë si ekipi i vendit të parë në grup, prandaj beson se të ekipi i tij do të japi më të mirën e mundshme.

Mund të them se jam krenar për lojtarët e mi, jo vetëm në këto kualifikuese, por edhe në vitet e kaluara. Me paraqitjen në Ligën e Kombeve, me këtë cikël, me një play off pothuajse të garantuar. Ky është burimi i energjisë që na duhet për të ecur përpara. Belgjika ka një listë të jashtëzakonshme, ata janë ende favoritë në grup, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë dhe nuk presim ndeshje vendimtare. Do të bëjmë gjithçka për të arritur qëllimin tonë. Kemi djem të mrekullueshëm, të cilët gjithmonë japin maksimumin dhe janë këtu për Maqedoninë“, tha trajneri Milevski në konferencën për shtyp.

Nga ana tjetër mbrojtësi Visar Musliu si gjithmonë i gatshëm  për të  dhënë më të mirën komento mungesën e Llukakut në ekipin belg.

 

Advertisement

Normalisht që  do të vërehet, por  nuk është ndonjë mungesë e madhe  sepse  reprezentacioni i Belgjikës gjithashtu ka lojtar kualitativ si Openda  si  Batshuai , Banaken, De Brujne, mos  nisi tani ti numëroj . Po kjo nuk është se ne  nuk mund t’ia arrijmë qëllimit  tonë nëse e përsërisim ndeshjen në Shkup me të njejtiën dëshirë me të njëjtin  entuziazëm , besojmë se mund ta arrijmë deri në rezultatin pozitiv“, tha mbrojtësi Visar Musliu.

Dueli ndërmjet Belgjikës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të premten në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa drejtësinë do të ndaj  arbitri nga Turqia Halil Umut Meler.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version