Site icon Tetova Expres

KOSOVA SYNON FITORE KUNDËR SLLOVENISË

 Sonte në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë zhvillohet ndeshja e raundit të  tretë kualifikuese  në grupin ‘B’ mes  Kosovës dhe Sllovenisë, e vlefshme për botërorin e futbollit në 2026

 Përfaqësuesja e Kosovës në kuadër  të kualifikimeve  për  Botërorin 2026 ,  sonte  zhvillon  ndeshjen e raundit të tretë  të grupit B, kundër  Sllovenisë . Në prag të kësaj ndeshje  mbrëmë është zhvilluar seanca e fundit stërvitore, ndërsa para saj trajneri  Franko Foda në konferencën zyrtare  për media para ndeshjes me Slloveninë, është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në Prishtinë. Kosova  sonte do të ketë  dy mungesa dhe atë në repartin e mbrojtjes  si Amir Rrahmani  dhe Dullovi  por Foda ka besim tek të ftuarit e tij  dhe  shpreson në rezultat pozitiv

Seleksionuesi Franko Foda  para gazetarëve  tha se atmosfera në kampin dardan është tejet pozitive, derisa përkushtimi i futbollistëve dhe besimi në fitore është maksimal.

 E kemi një grup mjaft të balancuar edhe sipas mendimit tim ne po luajmë në shtëpi dhe skuadra ka një vetëbesim shumë të mirë. Ne do të punojmë dhe do të vazhdojmë dhe ne ditën e fundit dihet se kush do ta zë vendin e parë, vendin e dytë dhe të tretë“, tha ai.

 Ndeshja  Kosovë – Slloveni do të zhvillohet sonte me fillim 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku drejt;si do të ndaj  arbitri Italian Marko Guida.

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version