Komisari për gara në kuadër të FFM-së me rekomandimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme shkaku i zgjedhjeve lokale ka anuluar ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e parë futbollit vendor. Nesër zhvillohet java e tetë në Ligën e dytë. Derbi Teteksi – Shkëndija e Haraqinës luhet në stadiumin e qytetit në ora 15:00
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në ligën e parë që ishte caktuar të zhvillohet më datat 17, 18 dhe 20 tetor, shkaku i zgjedhjeve lokale komisari për gara me rekomandimin e ministrisë së punëve të brendshme kanë anuluar të gjitha duelet e javës, që do të thotë se edhe super derbi mes Shkëndijës dhe Vardarit e cila ishte caktuar të luhet më 18 tetor e njëjta është anuluar. Sipas komisarit për gara, ndeshjet e xhiers së 10-të do të luhen me 24, 25 dhe 26 tetor, ku do të takohen: Sileksi – Pelisteri, Struga Trim Lum AP Brera, Rabotniçki – Makedonija Gj.P, Shkendija – Vardari, Bashkimi – Shkupi dhe Tikveshi – Arsimi
Ndërkohë që nesër në program janë ndeshjet e javës së tetë të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë. Derbi i kësaj jave në ligën e dytë do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë do të takohen Teteksi dhe Shkëndija e Haraqinës , ku pritet edhe pjesëmarrje e konsiderueshme të tifozëve vendas dhe atyre mysafirë. Në ndeshjet e javës së tetë që luhen nesër me fillim në ora 15:00, takohen:Kamenica Sasa – Prespa, Koyhufi – Detonit Plaçkovica, Novaci – Ohri, Osogovo – Belasica, Pobeda – Sloga Vinica, Teteksi – Shk;ndija e Haraqinës, Vardari Negotinë – Golemo Konjari, dhe Bregalnica – Skopje.
