Kosova ka barazuar me rezultatin 0-0 kundër Sllovenisë në një takim të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja Suedi – Zvicër e zhvilluar në Solana ka përfunduar 0-2. Tabelën në grupin B e kryeson Zvicëra me 9 pikë
Dueli i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para 12 268 mes përfaqësueses së Kosovë dhe asaj të Sllovenisë ishe që ishte ndeshje e nivelit mesatar edhe pse të dyja skuadrat pretendonin të fitojnë tre pikët.
Gjatë 90 minuta lojë u regjistruan shumë pak raste për të shënuar, ndërsa rasti më mire të Kosovë ishte në fillim të ndeshjes përmes Vedat Muriqit, i cili goditi jashtë me të majtën. Pas këtij moment ishin sllovenët ata që kishin rastet por edhe posedimin e topit. Futbollisti më i rrezikshëm te mysafirët ishte Benjamin Sesko, i cili testoi portierin Arijanet Muriçin në disa raste gjatë tërë ndeshjes.
Në ekipin e Kosovës me lojë të mire u veçua debutuesi Albian Hajdari, i cili që ishte i pakalueshëm në mbrojtje Me këtë pikë, Kosova mbetet e dyta në grup, me katër pikë. Në ndeshjen tjetër në Grupin “B” Zvicra shënoi fitore të sigurt 0-2 kundër Suedisë transfertë . Pas tre raundeve të zhvilluara kryeson Zvicra me 9 pikë, para Kosovës që ka 4 pikë, Sllovenisë me 2 dhe Suedisë vetëm me 1 pikë. Të hënën në raundin e katërt me fillim në ora 20:45 takohen: Sllovenia – Zvicra dhe Suedia – Kosova