Site icon Tetova Expres

MAQEDONIA FUQISHËM RRUGËTON PËR KUALIFIKIM NË BOTËRORIN 2026

Përfaqësuesja e Maqedonisë mbrëmë fitoi një pikë shumë të madhe në Gent, duke barazuar pa gola me Belgjikën në duelin e raundit të gjashtë në grupin “J” për  kualifikim në Kampionatin Botërorë të futbollit që  mbahet në SHBA, Kanada  dhe Meksikë në vitin 2026. Ndeshja e radhës është hënën kundër Kazakistanit  në Shkup

 Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë barazoi pa gola kundër Belgjikës në Gent  në ndeshjen e raundit të gjashtë t; grupit “J” për të ruajtur pozitën  e pare tani me 12 pikë. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe motiv shtesë përpara dy ndeshjeve të mbetura, kundër Kazakistanit të hënën në Shkup dhe muajin Nëntor kundër Uellsit në Kardif.

Belgjika kishte  rolin  e favoritit  absolute, por trajneri Blagoja Milevski vendosi t’u jepte atyre posedimin e plotë të topit, por për këtë arsye ndërtoi një mbrojtje të forte para  portës Stole Dimitrievski I cili mbrëmë ishte në formën e shkëlqyer.

Trajneri Blagoja Milevski është i kënaqur me pikën e fituar, barazimin kundër Belgjikës së fuqishme, por thotë se dështuam në organizimin e lojës, megjithëse edhe forca e Belgjikës ndikoi në këtë.

 Mund të jem i kënaqur me lojën mbrojtëse, por jo me organizimin e lojës. Ne morëm maksimumin nga kjo ndeshje, megjithëse plani ishte të kishim më shumë posedim të topit, të luanim edhe përpara. Sigurisht, edhe kundërshtari ndikoi në lojën tonë. Belgët kanë lojtarë të shkëlqyer në mesfushë. Gjëja më e rëndësishme është se sonte patëm atë “faktorin X”. Le të rezistojmë deri në fund dhe kur të mbrohemi, të tregojmë karakter. Jemi të lumtur, qëndruam në vendin e parë dhe tani duhet të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme kundër Kazakistanit, dhe atë menjëherë. Shpresoj se nuk është asgjë serioze me Visar Musliun, por do ta dimë brenda 24 orësh kur mund të skanohet dëmtimi“, tha trajneri Blagoja Milevski në konferencën për shtyp pas ndeshjes në Gent.

Advertisement

 Ndeshjet e raundit të shtatë mund të jenë vendimtare për epilogun e kualifikimit  në Botërorë pasi Maqedonia përballet me Kazakistanin, ndërsa në Kardif takohen Uellsi dhe  Belgjika. Kujtojmë se po mbrëmë Kazakistani mundi Lihtenshtajnin 4-0. Pas  ndeshjeve  të mbrëmshme tabelën e kryeson  Maqedonia me  12 pikë, Belgjika  me 11 pikë,  Uellsi 10 pikë , Kazakistani 6 pikë dhe Lihtensjtajni 0 pikë  kanë

SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version