Site icon Tetova Expres

Bilall Kasami premtoi stadium modern në Tetovë: 16 milionë euro investime në sport

Kandidati për kryetar nga radhët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, në kuadër të fushatës zgjedhore sot tetovarëve u premtoi stadium të ri modern si dhe ndërtim të disa terreneve të hapura sportive, nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës. Sipas Kasamit, investimet në sferën e sportit do të arrijnë rreth 16 milion euro, ndërsa planifikohet investime edhe në ndërtimin e pishinave në disa shkolla fillore në Tetovë. Gjithashtu, premtoi ndërtimin e gjashtë sallave të reja sportive.

“Gjithashtu, do të ndërtohet një qendër e mirëfilltë sportive me dy terrene për futboll të madh (një me bar natyral dhe një bar artificial), me tribuna moderne për tifozët si dhe një terren sportiv multifunksional për të rinjtë. Pjesë e rëndësishme e këtij projekti është edhe ndërtimi i një objekti ndihmës për ekipet e futbollit tetovar, i cili do t’i plotësoj të gjitha standardet e kërkuara nga FFM. Në kuadër të këtij projekti është paraparë edhe ndërtimi i stadiumit për futboll të madh në fshatin Saraqinë. Sot jam këtu për të parë nga afër rrjedhën e punimeve për ndërtimin e tribunës së re përballë tribunës kryesore. Sipas asaj që shihet në terren, po punohet intensivisht për një stadium sipas standardeve evropiane”, tha Bilall Kasami. Kandidat për kryetar të komunës së Tetovës koalicioni VLEN.

Exit mobile version