Site icon Tetova Expres

Bilall Kasami: Stadiumi po bëhet realitet!

Aty ku dikur kishim një stadium të harruar, sot po ndërtohet një arenë moderne sipas standardeve evropiane. Punohet intensivisht për tribunën e re përballë asaj kryesore, ndërsa së shpejti vihet gurthemeli edhe i tribunës anësore. Stadiumi po bëhet realitet!
Ky është vetëm fillimi! Për katër vitet e ardhshme vlera totale e investimit në sferën e sportit do të kalojë shumën e 16 milion eurove.
Në Kapitullin e Dytë do të ndërtojmë:
një Qendër të mirëfilltë sportive me dy terrene për futboll të madh (një me bar natyral dhe një me bar artificial), me tribuna moderne për tifozët si dhe një terren sportiv multifunskional për të rinjtë,
objekti ndihmës për ekipet e futbollit tetovar, i cili do t’i plotësojë të gjitha standardet e kërkuara nga FFM.
stadium të ri për futboll të madh në fshatin Saraqinë
gjashtë salla të reja sportive edhe atë në: sh.f “Naim Frashëri”, në sh.f “Rilindja” të fshatit Sellcë, në sh.f “Bratsvo – Migjeni”, në sh.f “Istikball”, në sh.f “Kirili dhe Metodi”, si dhe në sh.f “Skënderbeu” në fshatin Xhepçisht.
Tetova po rilind me vepra, jo me fjalë. Koha e dembelisë dhe korrupsionit ka mbaruar, tani është koha e punës dhe e zhvillimit.

Exit mobile version