Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: SHKËNDIJA (H) DHE BREGALLNICA KRYESOJNË  TABELËN

Pesë fitore të vendasve , një barazim dhe  dy fitore të ekipeve mysafire  me  gjithësejt 20  gola të shënuar është epilogu I ndeshjet e javës ë 8-të në Ligë dytë të futbollit vendor. Tabelën e kryesojnë Bregallnica  dhe  Shkëndija me nga  20 pikë

 Derbi i javës  së tetë u luajt në Tetovë, mes Teteksit dhe  Shkëndijës së Haraçinës, ndeshje kjo e cila  përfundoi me fitoren e mysafirëve  me rezultatin 1-2. . Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e  Azis Jaminit, ndërsa haraçinasit  përmbysën  rezultatin me dy golat e Fikret Livorekës  dhe nga Tetova u larguan me  tre pikë të mëdha.  Ndeshjen në Tetovë e përcollën mbi 1000  tifozë prej  të  cilët gjysma ishte në anën e vendasve,ndërsa pjesa tjetër kishin ardhur nga Haraçina.

Fitore të sigurt ka shënuar edhe Bregallnica në Shtip kundër Skopjes  2-0. Pas  javës së tetë tabelën e kryesojnë  Bregallnica dhe Shkëndija  me nga  20 pikë të grumbulluara

Rezultatet e  javës së 8-të

Teteksi – Shkëndija  1-2

Advertisement

Kamenica Sasa – Prespa 3-0

Kozhufi – Detonit Plaçkovica 0-0

Novaci – Ohri 0-1

Osogova – Bellasica 3-1

Pobeda – Slloga  3-0

Advertisement

Vardari (N) – Golemo Konjari  4-0

Bregallnica – Skopje  2-0

SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version