Fitorja e Kombëtares shqiptare kundër Serbisë u festua në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë, ndërsa tronditi Serbinë. Fitorja bëri bujë madhe në të gjitha mediumet botëroree sidomos në ato serbe ku thihet se Shqipëria trondit Serbinë në Dubocicë
Triumfi historik i Shqipërisë 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac ka shkaktuar tërmet në kampin serb. Kuqezinjtë e Sylvinhos zhvilluan një ndeshje perfektë, duke marrë një fitore që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për rëndësinë në garën drejt Botërorit 2026, por edhe për pasojat që shkaktoi tek rivalët.
Kombëtarja Shqiptare luajti lojën e saj më të bukur dhe në momentin më të duhur për të gjithë shqiptarët, pasi fitorja kundër Serbisë ka vlerën shumë të madhe në çdo aspekt kjo u vërejt në momentin kur arbitri i fishkëlloi për herë të fundit, një komb i tërë shpërtheu në britmë.Shqipëria fitoi 1–0 ndaj Serbisë! Ashtu sië tha tekniku Sylvinjo se “Jam krenar për lojtarët dhe shkojmë përpara” këtë e thonë i gjithë kombi se Jemi krenar me Kombëtaren kuqezi” Gjithsesi se heroi i kësaj përballje është autori golit Rey Manaj që shpërtheu si rrufe në qiell. Një gol i artë që nuk ndali vetëm Serbinë, por ngriti lart emrin e Shqipërisë. Rei Manaj shënoi jo thjesht një gol apo fitore me tre pikë, por firmos një rezultat historik, që gëzon miliona zemra. Në ndeshje e madhe dhe historike, që shkruan me germa të arta, një histori të re. Presidenti I Federatës shqiptare Armand Duka në postimin e tij në fejsbuk pos tjerash shkruan “Kjo nuk është thjesht një ndeshje – është historia që shkruan një komb, është besimi që kthehet në realitet.
Fitorja e Shqipërisë tronditi Federatën Serbe të futbollit , pasi menjëherë pas kësaj ndeshje trajneri Dragan Stojkoviç-Piksi dha dorëheqje të parevokueshme dhe nuk do të udhëton me reprezentacionin në ndeshjen e radhës në Andora.
Humbja me Shqipërinë në Leskovac do të mbetet një traumë prej së cilës Serbisë do t’i duhet kohë që të ringrihet.
Një disfatë e tillë ka shkaktuar tronditje në opinionin sportiv, i cili ka rreaguar nëpërmjet gazetave më të rëndësishme. “Kurir” ka goditur fort humbjen duke e titulluar: Serbia përjeton një nga dështimet më të vështira në histori. Shqipëria feston në Leskovac dhe eleminon Serbinë nga Kupa e Botës.
Një tjetër gazetë e rëndësishme si “Blic Sport” ka vendosur si titull kryesor: “Tragjedi dhe fundi i ideve të Dragan Stojkovic: ëndrrat e Serbisë për Botërorin i shuan Shqipëria në Leskovac”. Edhe “Alo.rs” nuk tregon mëshirë për disfatën ndaj Shqipërisë: “Natë e vështirë në Leskovc shkruan fillimisht portali i mirënjohur. Shqiponjat pësojnë një humbje të dhimbshme. Shqipëria trondit Serbinë në Dubocicë”.
SHABAN SINANI – TV KOHA