Site icon Tetova Expres

SUEDIA – KOSOVA NDESHJE PËR POZITËN E DYTË NË GRUPIN B

Përfaqësuesja e Kosovës sonte në “Friends Arena” të Stokholmit me  fillim në ora 20:45 përballet me Suedinë në ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, me synimin për të vazhduar ecurinë pozitive në Grupin B.

Pas tre ndeshjeve të para, Kosova renditet e dyta në grup me 4 pikë, falë një fitoreje, një barazimi dhe një humbjeje. “Dardanët” kanë shënuar 2 gola dhe kanë pësuar 4, ndërsa vijnë në këtë sfidë pas një barazimi të vlefshëm ndaj Sllovenisë.

Në anën tjetër, Suedia gjendet në fund të grupit me vetëm 1 pikë, pas një fillimi të dobët me dy humbje dhe një barazim.

Në krye të tabelës qëndron Zvicra me 9 pikë të plota dhe një golavarazh mbresëlënës prej 9:0, duke qenë favoritja kryesore për vendin e parë.

Exit mobile version