Site icon Tetova Expres

KAZAKISTANI SHUAN SHPRESAT E MAQEDONISË PËR KUALIFIKIM

Maqedonia  e Veriut  pas  barazimit të mbrëmshëm kundër Kazakistanit 1-1  në  Shkup,  tani shansin e fundit për të mbetur  në pozitën e dytë  e  ka   duelin  në Kardif  kundër Uellsit në  ndeshjen e  fundit  të fazës  kualifikuese për Botërorin 2026

 Përfaqësuesja e Maqedonisë e futbollit barazoi 1-1 kundër Kazakistanit, ndërsa Belgjika festoi në Karrdif kundër Uellsit 4-2, që do të thotë se pothuajse me siguri humbi shanset për vendin e parë, por pozicioni i dytë në grup është ende në lojë dhe ka disa kombinime për këtë  dhe  gjithsesi se ndeshja e fundit  në Kardif  kund;r Uellsit do  të  japë  përgjigjen e fundit.  Barazimi  me  Kazakistanin vërtet  është  një zhgënjim  për  të  gjithë ne  pasi  tifozët  që  ishin të  pranishëm në tribunat e stadiumit  pritnin lojë më  të mirë dhe fitore. Goli i sulmuesit mysafir Karaman tronditi radhët e  përfaqësueses tonë por fatmirësisht projektili i Enis Bardhit nga  goditja e lirë ktheu sadopak shpresat për të fituar por në fund u deshtë që të kënaqemi me  barazimin. 

Ndeshja nuk nisi mirë për ekipin e Blagoja Milevskit, i cili ndau përshtypjet e tij në një konferencë për media pas ndeshjes.

 Nëse do të mundja, do të ndryshoja formacionin titullar dhe disa nga lojtarët. Nuk u habitëm nga Kazakistani, por kishim pak kohë për analizë. Plani ishte të imponoheshim me një taktikë të caktuar, por nuk funksionoi, kështu që bëmë zëvendësime në pushimin e pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte tashmë fytyra e vërtetë e Maqedonisë. Miovski u detyrua të luante në një pozicion anësor, por duhej të bëhej një korrigjim shpejt. Nëse nuk do ta kishim ndryshuar sistemin, do të më duhej të bëja një zëvendësim në minutën e 15-të“, vuri në dukje Milevski.

Në ndeshjen  tjetër të Grupit J, Belgjika në Kardif mundi  Uellsin 4-2  dhe  merë kryesimin me  14 pikë para  Maqedonisë me 13 pikë, Uellsi me 10, Kazakistani me  7  dhe  Lihtenshtajni  me 0 pikë. Në ndeshjet e radhës më  14 nëntor takohen: Kazakistani – Belgjika dhe Lihtenshtajni – Uellsi, ndërsa  më 18 nëntor  takohen: Uellsi – Maqedonia dhe Belgjika Lihtenshtajni

Advertisement

SHABAN SINANI  – TV KOHA

Exit mobile version