Site icon Tetova Expres

LIGA E TRETË PERËNDIM: KAMJANI KRYESON ME 15 PIKË MAKSIMALE

Katër  fitore të ekipeve vendase dhe  dy fitore  të ekipeve mysafire me 22 gola të shënuar është epilogu I ndeshjeve të xhiros së 5-të në Ligën e tretë Perëndim. Klubi i futbollit Kamjani  kryeson  me 15 pikë maksimale

 Liga e tretë në Grupin Perëndim, ka vazhduar  gjatë  fundjavës  me ndeshjet e  xhiros së 5-të të sezoni vjeshtor. Ekipet  favorite edhe  kësaj radhe  nuk kanë lejuar befasi. Derbi lokale qytetit në Kërçovë mes Vëllazërimit dhe Napredokut ka  përfunduar me fitoren e thellë 4-1 për vendasit, fitore të sigurt në cilësinë e  mysafirit  ka shënuar ekipi i Renovës në përballjen me Lubotenin, Skënderbeu në Poroj mundi  Zajazin  3-0, ndërsa Kamjani me rezultatin minimal 1-0 mundi Xhepçishtin.

Pas  javës së pestë tabelë në Ligën e tretë Perëndim e kryeson Kamjani  me  15 pikë. 

Rezultatet e xhiros së 5-të: Dobroshti – Vardari Bërvenicë  1-4, Vllazërimi – Napredoku  4-1, Skënderbeu – Zajazi 3-0, Kamjani – Xhepçishti 1-0, Luboteni – Renova  1-3, Drita – Reçica  3-1

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV KOHA

Exit mobile version