Site icon Tetova Expres

VLEN: Asnjë ‘referendum’ s’mund ta ringjallë besimin që BDI e ka varrosur vetë!

Kur populli zgjohet, asnjë mashtrim nuk mund ta ndalë. Kur e vërteta del në dritë, errësira e gënjeshtrës digjet vetë. Kur shqiptari ngrihet me dinjitet, askush s’mund ta mashtrojë më me flamur në dorë e me xhep të mbushur. Mbrëmë, sot, dhe çdo ditë që po vjen, shqiptarët janë duke e fituar betejën me frikën, me mashtrimin dhe me patriotizmin e rremë.

BDI përpiqet t’i kthejë zgjedhjet lokale në “referendum”, sepse s’ka më çfarë të tregojë, as punë, as besim, as rezultat. Por populli shqiptar e njeh mirë këtë skenar: e ka parë 23 vite me radhë të njëjtën film, me të njëjtët aktorë që flasin për idealin, por veprojnë për interesin, që betohen për kombin, por grabisin pasurinë e tij.

Flasin për “Marrëveshjen e Ohrit”, por e përbuzën e e lanë të pazbatuar. Akuzojnë për “botë serbe”, por vetë ndërtuan ura e banka me Beogradin. Thirren në “referendum”, por kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase, sepse aty ku ka shqiptarë, s’i hapet më dera!

Kjo nuk është më politikë, është panik. Panik i atyre që ndjejnë fundin, por nuk dinë të kërkojnë falje. Panik i atyre që për dekada ushqyen popullin me iluzione, e sot s’kanë asnjë fjalë që të prekë zemrën e tij.

Por shqiptarët janë zgjuar. Ata nuk i ndan më askush me frikë e mashtrime. Ata nuk duan më “referendume” të rreme, duan ujë, duan rrugë, duan punë, duan dinjitet!

Advertisement

Prandaj, më 19 tetor, kjo nuk është vetëm ditë zgjedhjesh, është dita kur populli shqiptar do ta shkruajë një faqe të re të historisë së tij. Do ta mbyllë kapitullin e mashtrimit dhe do ta hapë epokën e punës.
VLEN-i nuk mban flamur për t’u fshehur pas tij, por për ta ngritur lart, bashkë me gjithë popullin. Kështu siç e çliruam Tetovën, kështu siç e fituam ndryshimin në pushtetin qendror, bashkë do t’i çlirojmë edhe komunat tona, një nga një, me votën e ndershme të njerëzve të thjeshtë. Të gjithë shqiptarët janë NJË ZË.

Exit mobile version