Site icon Tetova Expres

Mexhiti: Filozofia jonë e qeverisjes është me njerëzit, në terren, jo nga zyra

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, vizitoi konakun e familjes së nderuar të Sherif Elezit në lagjen Çair i Vjetër. Gjatë vizitës, ai diskutoi drejtpërdrejt me të pranishmit për pritjet e tyre, nevojat konkrete të zonës dhe investimet që po realizohen për të përmirësuar infrastrukturën dhe jetesën në komunë.

Mexhiti theksoi se rrugët po rregullohen, ndërtesat do të pajisen me ashensorë, ndërtohen shkolla, çerdhe dhe kampusi i UNT-së, duke u angazhuar që çdo projekt të shërbejë për mirëqenien e banorëve.

“Kjo është filozofia jonë e qeverisjes, me njerëzit, në terren, jo nga zyra. Sepse çdo investim që bëjmë ka një qëllim të vetëm: ta kthejë Çairin në një vend ku secili ndjehet i përfshirë, i respektuar dhe me kushte dinjitoze për jetesë”, u shpreh Mexhiti duke i falënderuar nikoqirët e takimit për mikëpritjen e ngrohtë.

Exit mobile version