Federata e Volejbollit të Maqedonisë së Veriut ka publikuar orarin e ndeshjeve të kampionatit të ri 2025/2026 që starton më 25 tetor me ndeshjet e xhiros së parë.
Në kampionatin e ri të volejbollit në kategorinë e meshkujve që starton me 25 tetor, do të garojnë këto 12 ekipe: Universiteti i Tetovës, Shkëndija, Rabotniçki, Skopje, Boreci, Liria, Strumica, Janta Volej, Vesna Probishtip, Makedonija Xhio, UGD Shtipi dhe Shusheva
Në pritje të fillimit të kampionatit të ri të gjitha klubet janë duke zhvilluar fazën e fundit të përgatitjeve , ndërsa disa nga ekipet që kanë pretendime pë pjesën e epërme të tabelës kanë angazhuar edhe volejbollist cilësor nga vendoi por edhe nga jashtë.. Nga ana tjetër edhe Federata e Volejbollit të Maqedonisë Veriut është duke i bërë përgatitjet e fundit administrativo teknike për një fillim sa më të suksesshëm dhe gjithashtu ka hedhë shortin për kampionatin e ri . Kështu që në xhiron e parë të sezonit vjeshtor që fillon më 25 tetor, takohen: Universiteti i Tetovës – Shkëndija, Rabotniçki – Skopje, Boreci – Liria, Strumica – Janta Volerj. Vesna Probishtip – Makedonija Xhio dhe Shusheva – UGD Shtip.
SHABAN SINANI – TV KOHA
