Site icon Tetova Expres

Kaja Shukova prezantoi vizionin e saj për zhvillimin urban të Shkupit

Kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit nga radhët e LSDM-së, Kaja Shukova, prezantoi vizionin e saj për zhvillimin urban të kryeqytetit duke theksuar se ai bazohet në parimet e qëndrueshmërisë, barazisë dhe humanizmit. Sipas Shukovës vizioni për Shkupin është ndërtuar mbi rritje gjithëpërfshirëse, infrastrukturë, hapësira publike të qasshme dhe transport efikas. Ajo theksoi se qëllimi kryesor është të vendoset një ekuilibër në zhvillimin urban midis pjesëve jugore dhe veriore të qytetit. Ajo i vuri theks të veçantë hapësirave të gjelbra, si parakusht për një jetë cilësore dhe të shëndetshme.

“Zgjerimi i pakontrolluar i ndërtimeve në jug të Vardarit ka tejkaluar infrastrukturën dhe e ka ‘mbytur’ qytetin. Prandaj, ne do të përqendrohemi në zhvillimin e lagjeve të reja banimi në veri të lumit Vardar, ku do të investohet në infrastrukturë të re, e cila do të tërheqë investime dhe do të sigurojë një imazh urban të ekuilibruar. Shkupi duhet të kalojë nga një qytet makinash në një qytet njerëzish. Këmbësorët dhe çiklistët do të jenë në krye të piramidës së trafikut. Do ta shndërrojmë qendrën në një zonë për këmbësorë, dhe bulevardet e reja në veri do të mundësojnë lidhje më të mirë midis lindjes dhe perëndimit, pa presion shtesë mbi bërthamën e qytetit. Hapësirat e gjelbra janë mushkëritë e qytetit. Shkupi duhet të marrë frymë përsëri. Kjo është arsyeja pse do të investojmë në parqe, hapësira publike dhe një mjedis të pastër”, deklaroi Kaja Shukova, kandidate për kryetare të Shkupit.

Exit mobile version