Site icon Tetova Expres

SHKAKU I ZGJEDHJEVE LOKALE ANULOHEN TË GJITHA AKTIVITETET SPORTIVE

Shkaku i zgjedhjeve  lokale  në Maqedoni të caktuara më 19 tetor, janë  anuluar  të  gjitha  aktivitet sportive  në Maqedoninë e Veriut  

 Zgjedhjet  lokale që do të mbahen  më  19 tetor kanë  sjell anulimin e të gjitha  garave sportive  në  Maqedoni, pikërisht  për  këtë arsye edhe ndeshjet e  xhiros së 10-të në Ligën e parë dhe ato të xhiros së 9-të në  Ligën e dytë  janë  anulua  për javën  tjetër, Këtë e  pohoi  komisari  për  gara  në kuadër  të  Federatës së Futbollit të Maqedonisë Vasko Dojçinovski  i cili tha:’’Shkaku i  zgjedhjeve  lokale  janë anulua të gjitha  aktivitet  sportive  në  kuadër të FFM-s  por  edhe  aktivitetet  tjera  sportive  në vendin  tonë’’.

 Kështu ndeshjet e javës së  10 në ligën e parë  ku  në program është edhe  uper derbi i sezonit mes Shkëndija  dhe  Vardarit  do  të zhvillohen gjatë tre ditëve më 24.25 dhe 26 tetor, ndërkaq  ndeshjet e xhiros së 9-të në Ligën e dytë do të luhen të shtunën me 25 tetor,

Nga Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës dhe Gostivarit gjithashtu kanë njoftuar se për arsye të njëjta  janë anuluar të gjitha ndeshjet e xhiros së gjashtë në Ligën e tretë Perëndim  por edhe ndeshjet e ligës Komunale.

 

Advertisement
 SHABAN SINANI  – TV KOHA
Exit mobile version