Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i raundit të katërt në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve. Kryesojnë Real Madrid, Paris Basketboll, Hapoel Tel Aviv dhe Panethenaikos
Euroliga e basketbollit në kategorinë e meshkujve ka vazhduar në mesjavë me ndeshjet e e xhiros së katërt të sezonit 2025/2026. Ekipet vendase dolën fituese në gjashtë duele ndërsa ato mysafire në katër takime ku ndodhën edhe disa rezultate befasuese. Kështu që në ndeshjen e zhvilluar në Beograd Crvena Zvezda mundi Zalgiris Kaunas me rezultatin 88-79. Ishte kjo disfata e parë e Zalgiris Kaunasit në sezonin e ri.
Në ndeshjet e raundit të katërt spikat edhe fitorja e skuadrës turke Anadolu Efes e cila në Athinë mundi Olimpiakosin me rezultatin 82-78, ndërsa befasia më e madhe e kësaj jave është disfata e kampionit aktual Fenerbahçes që si nikoqire humbi nga skuadra debutuese Dubai Basketboll me rezultatin 69-93.