Shkëndija dhe Bashkimi në stadiumin e qytetit në zhvilluan ndeshje miqësore në Tetovë, për të kompensuar pauzën dy javore. Kuqezinjtë fituan 5:1 në duelin që u luajt 4 pjesë nga 30 minuta. Super derbi Shkëndija – Vardari më 27 tetor.
Pushimi i kampionatit për shkak të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e futbollit 2026 si dhe shtyrjes së xhiros së 10-të për një javë, si pasojë e zgjedhjeve lokale në vend, dy skuadrat e elitës së futbollit Shkëndija e Tetovës dhe Bashkimi i Kumanovës e shfrytëzuan për të zhvilluar një ndeshje miqësore që të ruaujnë formën garuese .
Qëllimi i të dy trajnerëve ishte mbajtja e ritmit garues dhe ofrimi i minutazhit për të gjithë futbollistët. Për këtë arsye, palët u dakorduan që ndeshja të zhvillohet në katër pjesë nga 30 minuta, me ndryshim të plotë të formacioneve pas çdo 60 minutash.
Ndeshja nisi me dominim të Shkëndijës, që krijoi disa raste të pastra. Ndërsa autor të golave ishin Kërstevski, Ibraimi nga penaltia, Liçina autogol, Jakupi dhe Spahiu, ndërsa golin e nderit për kuamnovarët e realizoi Hebib .Kujtojmë se në xhiron e 10-të Shkëndija në Tetovë takohet me Vardarin,ndeshja është caktuar të zhvillohet më 27 tetor, dita e hënë me fillim në ora 14:30