Site icon Tetova Expres

Maqedoni e Veriut: Zhvillohen zgjedhjet lokale

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për 80 kryetarë komunash dhe për kryetar të qytetit të Skupit si njësi e veçantë e pushtetit lokal.

Kandidatët për pushtetin lokal në Maqedoninë e Veriut janë propozuar nga gjithsej 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, përkatësisht kandidatura të pavarura. Numrin më të madh të kandidatëve e ka qyteti i Shkupit me 16 kandidatë për kryetar komune dhe 19 lista për këshilltarë.

Votimi filloi të dielën (19.10.2025) në orën 07:00 të mëngjesit dhe sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të gjitha vendvotimet janë të hapura dhe procesi është duke u zhvilluar pa pengesë. Qytetarët që shfrytëzuan të drejtën e votimit presin nga këto zgjedhje përmisim të mjedisit jetësor.

Denoncohen 20 shkelje të heshtjes zgjedhore

Gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar 20 paraqitje për shkelje të heshtjes zgjedhore në Shkup, Kumanovë, Ohër, Manastirë, Strumicë dhe Veles. Pas masave të ndërmarra, 15 prej këtyre paraqitjeve nuk janë konfirmuar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski ka informuar se mbi 90 përqind e kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme janë të angazhuara në sigurimin e procesit zgjedhor, me një prani të shtuar në terren, veçanërisht rreth “pikave të nxehta” ku pritet një frekuencë më e lartë e qytetarëve. Sipas ministrit Tashkovski janë regjistruar edhe 47 postime në rrjetet sociale gjatë heshtjes zgjedhore, të cilat kanë të bëjnë me thirrje për të votuar për kandidatë të caktuar, si dhe video dhe fotografi të aktiviteteve partiake nëpër shtabe.
Monitorimi i votimeve

Advertisement

KSHZ-ja ka dhënë akreditime për ndjekjen e zgjedhjeve për 807 monitorues vendas dhe 644 monitorues ndërkombëtarë. ODIHR-ja është me më shumë montiorues të akredituar.

“Vëzhguesit tanë ndjekin një format standard dhe përderisa jemi këtu, i shikojmë të gjitha aspektet e zgjedhjeve nga lista zgjedhore, regjistrimi i kandidatëve, fushata, aktivitetet e fushatës edhe në terren, edhe online, monitorimi i mediave është gjithashtu një komponent shumë i rëndësishëm i punës sonë” ka deklaroi Mateo Mekaçi Shef i misionit të OSBE-ODIHR-së për monitorimin e zgjedhjeve lokale.

Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale KSHZ duhet t’i shpallë brenda 12 orëve pas mbydhjes së qendrave të votimit, ndërsa raundi i dytë është caktuar për 2 nëntor.//DW

Exit mobile version