Kandidati për kryetar të Komunës së Tearcës nga rradhët e koalicionit VLEN Daut Memishi do të jetë kryetar i ri i kësaj komune. Në zgjedhjet e djeshme Memishi ka marrë 5247 vota ndërsa Nazim Taipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim ka marrë 3855 vota. Pas përfundimit të procesit zgjedhor kryetari i ardhshëm I komunës së Tearcës falënderoi të gjithë për mbështetjen, duke veçuar rininë dhe mërgimtarët.Deklarata Për sa I përket këshillit komunal në Tearcë, koalicioni VLEN ka marrë 4433 dhe do të ketë 8 këshilltarë, Aleanca Kombëtare për Integrim ka marrë 3375 vota dhe do të ketë 6 kshilltarë dhe VMRO DPMNE do të ketë një këshilltar.
DAUT MEMISHI DO TË JETË KRYETAR I KOMUNËS SË TEARCËS
