Site icon Tetova Expres

KRASNIQI – SHPRESOJMË QË TË JETË NJË DITË HISTORIKE

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, klubi i futbollit Shkëndija të enjten zhvillon ndeshjen e parë si vendas në fazën e ligës të UEFA Conferenc League kundër Shelbourn FC nga Irlanda

 Shkëndija të enjten në Shkup luan takimin e parë si vendase në fazën kryesore të UEFA Konferencë Ligës kundër ekipit  Shelbourn FC nga Irlanda. Ekipi nën  drejtimin  e trajnerit  Jeton Beqiri pauzën dy javore  shkaku obligimeve të reprezentacionit e ka shfrytëzuar maksimalisht  në çdo aspekt, ndaj edhe me  optimizëm presin ndeshjen kundër irlandezëve ditën e enjte në Shkup. Televizioni  Koha  gjatë ditës së sotme ishte e pranishme në séance stërvitore të para ditës  ku  vërejt një atmosferë tejet pozitive. Këtë e pohoi edhe futbollisti Endrit  Krasniqi i cili shpreson në fitore historike

 ’Gjatë gjithë kohës jemi përgatit jemi mundu me  punuar që të jemi gati për të enjten. Kështu që e presim ndeshjen, shpresojmë që të jetë një ditë  historike për neve që të bëjmë fitoren e parë. Kështu që i ftojë të gjithë tifozët tanë Ballistët që të na  bashkëngjiten dhe me ndihmën e zotit shpresojmë që të arrijmë fitoren e parë‘’ deklaroi futbollisti Endrit Krasniqi

 Futbollisti Krasniqi është optimist për  suksesin  e të enjtes që  duke në atmosferën dhe me përkrahjen e tifozëve

 ‘’ Mendoj që bashkimi në mes ekipit dhe tifozëve tonë shpresojmë që të na bënë të pathyeshëm që në fund të arrijmë fitoren‘’ tha  Krasniqi

Advertisement

 Futbollisti  kuqezi fton tifozët që të jenë në  numër sa më të madh  në këtë ndeshje ashtu  siç kanë  qenë çdo herë në përkrahje të ekipit

 ’Unë besoj që tifozët tanë gjithmonë janë pranë neve edhe brenda  shtetit edhe jashtë shtetit që shumë herë kanë qenë pranë neve kështu që i ftojë edhe njëherë që të na bashkëngjiten dhe të kemi përkrahjen maksimale që në fund të festojmë së bashku‘’ tha Endrit Krasniqi

 Në  fund futbollisti Krasniqi tha se më e rëndësishme në duelin me Shelbourn të korrin fitore. Ndeshja  Shkëndija – Shelbourn,  do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, enjten me fillim në ora 18:45 .

 

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Exit mobile version