Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: BREGALLNICA DHE SHKËNDIJA (H) NUK NDALEN

Pesë  fitore  të ekipeve  vendase dhe  tre të atyre  mysafire me gjithësejt 24 gola të shënuar është epilogu  i ndeshjeve  të  xhiros së 9-të të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor

Shkëndija e  Haraçinës sot regjistroi fitoren e shtatë sezonale kësaj  radhe   kundër  ekipit  Osogova  nga  Koçani  me  rezultatin  minimal  1-0  me  një  gol të vetëm që e realizoi  Fikret Livoreka  në minutën e 9-të.

 Fitore   për të ruajtur  kreun e tabelës  ka shënuar edhe  Bregallnica e Shtipit   në  përballjen në transfertë kundër ekipit Golemo Konjare  me rezultatin  2-0.

 Pas javës së 9-të tabelën e  kryesojnë Bregallnica dhe  Shkëndija me nga  23 pikë , ndërsa   në pozitën e tretë është Ohri me  18 pikë

 Liga e dytë java e 9-të,rezultatet : Prespa – Teteksi 3-1, Ohri – Kamenica Sasa 6-1,  Skopje – Novaci 1-0. Golemo Konjari – Bregallnica 0-2, Detonit Plaçkovica  – Vardari 3-1, Slloga Vinicë – Kozhufi 0-2, Bellasica – Pobeda 1-2, Shkëndija  Haraçinë – Osogova.  1-0.

Advertisement

 Në xhiron e 10-të. me 01 nëntor me fillim në  orën 13:00, takohen:

Bregallnica – Detonit Plaçkovica, Kamenica Sasa – Skopje, Kozhufi  – Bellasica. Novaci – Golemo Konjari, Pobeda – Shkëndija (H), Prespa –Ohri, Teteksi  – Osogova,  Vardari Negotinë  – Slloga Vinicë

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version