Tre fitore të ekipeve vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjeve të xhiros së parë në ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve. Derbi i dy skuadrave tetovarë i takoi ekipit të Universitetit t Tetovës
Me pesë ndeshjet e javës së parë të sezonit vjeshtor që u zhvilluan të shtunën zyrtarisht ka filluat sezoni 2025/2026 në ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve. Ekipet vendase ishin më suksesshme në tre përballje, ndërsa ato mysafire vetëm në dy, ndeshja Strumica – Janta Volej është anuluar.
Derbi i xhiros së parë u zhvillua në Tetovë mes klubit të volejbollit Universiteti i Tetovës dhe klubit të volejbollit Shkëndija. Në një lojë dramatike e cila zgjati plot pesë sete fitues dolën skuadra vendase me rezultatin 3-2 në sete. Pas përfundimit të kësaj ndeshje në faqen zyrtare të klubit në fejsbuk, shkruan:”Derbi i qytetit i takoi klubit tonë me rezultat 3:2! Pas një ndeshje interesante dramatike si dhe rikthimi ne lojë në setin e tretë nga ana e kundërshtarit e bëri këtë ndeshje pikërisht ashtu siç bart edhe epitetin derbi.Djemt tanë treguan karakter sportiv dhe në fund ju gëzuan fitores!!!”
Në ndeshjen që u zhvilllua në Veles mes Borecit dhe ekipit Liria të Zherovjani fitore të sigurt kanë shënuan vendasit 3-0 në sete. Përkundër disfatë maksimale, trajner I ekipit Liria, Sadik Ferati tha se është I kënaqur me lojën dhe angazhimin e lojtarëve.
Rezultatet e xhiros së parë: Universiteti i Tetovës – Shkëndija 3-2, Rabotniçki – Skopje 3-0, Boreci – Liria 3-0, Vesna Probishtip – Makedonija Xhio 2-3 dhe Susheva – UGD Shtip 0-3 ndërsa ndeshja Strumica – Janta Volerj është anulua.
