Kampionati në Ligën e parë të futbollit vendor vazhdon sipas orarit të përcaktuar nga komisari i garave në kuadër të FFM-së. Që nesër fillon java e 11-të me dy ndeshjet hapëse në Gostivar dhe Gjorçe Petrov
Gjatë kësaj jave në program janë ndeshjet e xhiros së 11 të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Sipari i xhiros së 11 që është edhe java e fundit e rrethit të parë të kampionatit 2025/2025 hapet me dy ndeshje që zhvillohen nesër me fillim në ora 13:30, Arsimi – Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P – Bashkimi
Ndeshje interesante pritet në stadiumin e qytetit në Gostivar ku Arsimi është nikoqire e Rabotniçkit. Skuadra nga Çegrani pas fitores kundër Tikveshit në Kavadar në xhiron e kaluar nesër ka rastin që edhe në cilësinë e vendasit të dëshmon se ka forcë dhe cilësi për të arkëtuar pikët e radhës . Pra Arsimi nesër kundër Rabotniçkit me përkrahjen e tifozëve të vetë shpreson në sukses dhe në tre pike radhës.
Bashkimi i Kumanovës si mysafir e Makedonija Gj.P udhëton për një qëllimin e vetëm të fitoj 3 pikët e radhës për të mbajtur hapin me katër ekipet e kreut të tabelës
Ndeshjet Pelisteri – Tikveshi dhe Shkupi – Struga Trim Lum luhen të enjten, ndërsa java e 11-të kompletohet me ndeshjet e së premtes AP Brera – Shkëndija dhe Vardari – Sileksi. T gjitha ndeshjet e xhiros s 11-t fillojnë n ora 13:30
SHABAN SINANI – TV KOHA
