Site icon Tetova Expres

NBA: SAN ANTONIO DHE OKLAHOMA KRYESOJNË PERËNDIMIN

Gjashtë fitore të  skuadrave  vendase dhe pesë të atyre  mysafire  është  epilogu i 11 ndeshjeve të zhvilluara në  mëngjesin e sotëm në  kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Konferencën e Perëndimit e kryesojnë  San Antonio dhe Oklahoma me nga  4  fitore.        

 Kampionati  amerikan i  basketbollit NBA  vazhdon  sipas   orarit të paraparë  , kështu që në mëngjesin e sotëm  janë zhvilluar 11 takime prej t; cilave vendasit  kanë  fituar në  gjashtë  duele . ndërsa  ekipet mysafire  në pesë.

Ndeshja  më tërheqëse e zhvilluara në mëngjesin  sotëm ishte  ajo mes  Minnesotas  dhe Denverit  e  cila  përfundoi me fitoren e skuadrës  mysafire  114-127.  Lojtari më  mirë në këtë përballje  ishte basketbollisti serb Nikolla Jokiç i cili realizoi triple-double me 25 pikë. 19 kërcime dhe 10 asiste. Paraqitje të mirë kishte edhe Jamal Murray  që realizoi  43 pikë.

 Fitore  të  rëndësishme  ka  regjistruar edhe  ekipi i Utah Jazz në përballjen me Feniksin  duke  fituar me  rezultatin 138-134.  Shënuesi më efikas ishte Lauri Markkanen  i  cili realizoi  51 pikë.

 Në ndeshjet e tjera nga oferta e mbrëmshme u regjistruan këto rezultate: Detroit – Cleveland 95-116, Filadelfia – Orlando 136-124, Chicago – Atlanta 128-123, Hjuston – Bruklyn 137-109, Nju  Orleans – Boston 90-122, San Antonio – Toronto 121-103, Dallas – Oklahoma  94-101, Golden State – Memphis 131-118 dhe Lakers – Portland 108-122.

Advertisement

Pas ndeshjeve të sotme Konferencën e Perëndimit e  kryesojnë San Antonio dhe  Oklahoma me nga  katër  fitore  nga  katër ndeshje të zhvilluara, ndërsa Konferencën e Lindjes e kryesojnë Çikago dhe  Filadelfia  me nga  3  fitore nga tre ndeshjet e zhvilluar

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version