Ndeshjet hapëse të javës së 11-t t sezonit vjeshtor që u zhvilluan në Gostivar dhe Gjorçe petrov përfunduan me barazim. Arsimi – Rabotniki 2-2 dhe Makedonija Gj.P – Bashkimi 1-1
Në kuadër të javës së 11-të të sezonit vjeshtor në Ligën e par të futbollit vendor sot u zhvilluan dy duele në Gostivar dhe në Gjorçe Petrov të dyja ndeshjet përfunduan me barzim
Në stadiumin e qytetit në Gostivar ku u përballën Arsimi vendas dhe Rabotniçki pas 90 minutave lojë, ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2 edhe pse mysafirët në pjesën e parë ishin epërsi 0-2 me golat që u shënuan Demir Imeri në minutat e 41 dhe Autogol i Drleviqit 42, ndërsa vendasit arritën t barazojnë m e golat e shënuar Bashkim Velija në minutën e 69 nga
Alban Taipi në minutën e 84-të. Pas këtij barazimi Arsimi mbretet në pozitën e tetë me 12 pikë , ndërsa Rabotniçki me 7 pikë ngjitet në pozitën e 10-të
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot n stadiumin e Gjorçes , ndeshja Makedonija Gj.P – Bashkimi përfundoi me barazim 1-1. Mysafirët të parët . ndërsa vendasit barazuan kaluan në epërsi me golin e Emanuel Avornyo në minutën e 49-të, ndërsa barazoi Stankovski në minutën e 77-të. Me pikën e sotme Bashkim i me 19 pikë mbanë pozitën e pestë
Nesër me fillim në ora 13:30, zhvillohen edhe dy ndeshje të xhiros së 11-të Pelisteri – Tikveshi dhe Shkupi – Struga Trim Lum , ndërsa kjo xhiro mbyllet me dy ndeshjet që zhvillohen të premtes mes AP Brera – Shkëndija dhe Vardari – Sileksi.
