Java e gjashtë e sezonit vjeshtor në Ligën e tretë Perëndim solli 2 fitore të vendasve, 2 barazime dhe një fitore të skuadrës mysafire ku u regjistruan 23 gola.Kamjani kryeson me 18 pikë maksimale
Në ligën e tretë grupi Perëndim ku garojnë 12 skuadra nga rajoni i Tetovës dhe ai i Kërçovës janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së gjashtë të sezonit vjeshtor, ku janë regjistruar rezultate interesante. Lideri n renditjen e tabelës klubi i futbollit Kamjani ka regjistruar fitoren e gjashtë sezonale, kësaj radhe në cilësinë e mysafirit mundi Renovën 6-2. Me këtë fitore ekipe i Kamjanit kryeson tabelën i vetmuar me 18 pikë. Ndeshjet në stadiumin e Porojit dhe at Reçicës ku u përballën Skënderbeu – Vëllazërimi i Kërçovës dhe Reçica – Dobroshti ka në përfunduar rezultat identik me barazim 2-2. Fitore të thellë në cilësinë e vendasit ka regjistruar Napredoku i Kërçovës në duelin me ekipin Drita të Bogovinës me rezultatin 4-0, Ndërsa Vardari në Bërvenicë ka mundur Lubotenin 3-0.
Rezultatet e xhiros së VI-të: Skënderbeu – Vëllazërimi i Kërçovës 2-2, Reçica – Dobroshti 2-2, Vardari i Bërvenicës – Luboteni 3-0, Napredoku Kërçovë – Drita 4-0 dhe Napredoku – Drita 4-0
