Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton se Komisari Disiplinor i Ligës së Tretë – Veri ka marrë vendim që të pezulloj për jetë futbollistët Orhan Demiri dhe Erdin Arifi nga KF Besa e Sllupçanit, për shkak sulmit fizik dhe tentim për të linçuar futbollistin kundërshtar pas ndeshjes KF Besa Sllupçan – KF Aerodrom, i zhvilluar në kuadër të javës të 8-të të Ligës së Tretë – Veri.
Terreni vendas i KF Besa nga Sllupçani pezullohet për 10 (dhjetë) ndeshje. Në të njëjtën kohë, KF Besa, në përputhje me rregulloren e disiplinës, është e detyruar të paguajë një gjobë.
KOMUNIKATA E FFM-SË:
Federata e Futbollit e Maqedonisë dënon fuqimisht çdo formë dhune në fushat e futbollit dhe do të vazhdojë të zbatojë me konsistencë të gjitha rregulloret disiplinore, me qëllim mbrojtjen e integritetit të ndeshjeve dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në futboll.
Qëndrimi i FFM-së është i qartë dhe pa asnjë dyshim: Nuk ka vend në futboll, nuk ka mëshirë për ata që janë të gatshëm të rrahin, linçojnë dhe njollosin reputacionin e futbollit.
