Nga 15 nëntori 2025, të gjitha automjetet që qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë do të duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore të detyrueshme. Mosrespektimi i rregullave sjell gjobë prej 45 eurosh dhe 25 pikë negative për vozitësin.
Automjetet deri në 3.5 ton duhet të kenë goma dimërore me thellësi minimale të sipërfaqes së shqyerjes prej 4 mm. Si alternativë, ato mund të përdorin goma me profil veror në të katër rrotat thellësia e shkelës sipas perimetrit dhe gjerësia prej të paktën 4 milimetra nëse automjeti ka zinxhirë për borë me madhësi të duhur për madhësinë e rrotave ose mjete të tjera të përshtatshme.
Automjetet mbi 3.5 ton, si dhe autobusët, duhet të përdorin goma dimërore ose zinxhirë të përshtatshëm. Nëse këto automjete nuk janë të pajisura sipas rregulloreve, ato nuk mund të qarkullojnë në kushte dimërore.
Çdo drejtues mjeti këshillohet që të kontrollojë paraprakisht gomat dhe zinxhirët e tij dhe të informohet për kushtet e rrugës, në mënyrë që të fillojë në mënyrë të sigurt sezonin e dimrit në rrugët e vendit.
Gomat e dimrit janë ato goma që anash kanë shenjën “MS”, “M + S”, “M & S” dhe shenjën e një fjollë dëbore në mal të stilizuar me tre maja.
Në përputhje me Rregulloren aktuale për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, në komunikacionin rrugor të automjeteve është e ndaluar vendosja e gomave me gozhdë.
MPB-ja u bën thirrje qytetarëve që t’i përmbahen obligimit ligjor për posedim të pajisjeve dimërore, pasi në këtë mënyrë mundësohet qarkullim i pandërprerë dhe i sigurt i komunikacionit rrugor në kushte dimërore.

