Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHET  JAVA  E 10-TË E SEZONIT VJESHTOR

Të shtunën  me fillim në ora 13:00 luhet java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë. Shkëndija e Haraçinës  është mysafire e Pobedës në Prilep, ndërsa Teteksi nikoqire e Osogovës

 Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon  të  shtunën. Shkëndija e Haraçinës se cila aktualisht ndanë pozitën e parë me Bregallnicën e Shtipit nesër është mysafire e ekipit Pobeda në Prilep ku  pritet një ndeshje  e pa parashikueshme  sa  i përket  ekipit fitues kur dihet  se rezultate në dy  ndeshjet e fundit të  skuadrës nga Prilepi janë shpresë dhënëse . Por  me gjithat Hraçinasit janë optimist se edhe  në këtë përballje do  dalin me  rezultat pozitiv. Bregallnica  në Shtip është nikoqire e Detonit Plaçkovica  ku pret  fitore  të  sigurt. Një ndeshje interesante pritet edhe  në Tetovë ku përballen  Teteksi  dhe Osogova

Në xhiron e 10-të.  Që zhvillohet  nesër me  fillim në ora 13:00, takohen:  Bregallnica – Detonit Plaçkovica, Kamenica Sasa – Skopje, Kozhufi  – Bellasica. Novaci – Golemo Konjari, Pobeda – Shkëndija (H), Prespa –Ohri, Teteksi  – Osogova,  Vardari Negotinë  – Slloga Vinicë.
 
 
Shaban Sinani – TV KOHA 
Exit mobile version