Tre fitore të ekipeve vendase dhe një e skuadrës mysafire është epilogu i katër ndeshjeve të zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amarrkan të basketbollit NBA
Ndeshja derbi mes ekipeve Milwaukee dhe Golden State Warriors përfundoi me fitoren e skuadrës vendase me rezultatin 120-110 përkundër faktit se tek vendasit shkaku i dhimbjeve në gju nuk luajti basketbollisti më i mir i vendasve ndaloi Giannis Antetokounmpo. Por megjithatë vendasit jashtëzakonisht të motivuar arritën të fitojnë këtë derbi me rezultatin e sigurt 120-110. Në mungesën e lojtarit grek për ekipin nga Wisconsin kësaj radhe shkëlqeu Ryan Rollins me 32 pikë.
Te skuadra mysafire më efikas ishin Steph Curry me 27 pikë, Jonathan Kuminga me 24 pikë dhe Jimmy Butler me 23 pikë, të cilët mbyllën ndeshjen me numra dyshifrore. Sa u përket lojtarëve të stoli kontributi ishte i vogël me vetëm 29 pikë.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme:
Charlotte – Orlando 107-123
Milwaukee – Golden State Warriors 120-110
Oklahoma Washington 127 -108
San Antonio – Miami 107 – 101
