Site icon Tetova Expres

Ka filluar regjistrimi digjital në kufi, por vetëm me kërkesë të udhëtarëve

Pa radhë të gjata, pritje dhe turma në vendkalimet kufitare me Greqinë dhe Bullgarinë – nga fundjava ka filluar funksionimi i sistemit të ri për regjistrim elektronik të hyrjes dhe daljes në 29 vendet anëtare të zonës Shengen. Nuk do të ketë më vula në pasaportë – në hyrjen e parë në BE udhëtarëve u merren shenjat e gishtave dhe fotografohen. Çdo hyrje e qytetarëve të Maqedonisë në Bullgari apo Greqi regjistrohet në mënyrë digjitale, si pjesë e sistemit të ri të sigurisë “Entry–Exit” të Bashkimit Evropian.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga ky sistem përjashtohen qytetarët që udhëtojnë në Islandë, Lihtenshtejn, Norvegji dhe Zvicër, ndërsa personave nën moshën 12 vjeçare nuk u merren shenjat e gishtave. Çdo shtet anëtar do ta përdorë sistemin në të paktën një pikë kufitare, ndërsa gradualisht numri i pikave do të zgjerohet deri në funksionalitet të plotë në të gjitha kalimet kufitare.

“Këto të dhëna do të përfshijnë informacione personale, përfshirë fotografinë e fytyrës dhe shenjat e gishtave, të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, si dhe informacione për hyrjen, daljen ose refuzimin e hyrjes për shtetasit e vendeve të treta që kalojnë kufirin e jashtëm të zonës Shengen,” deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.

Nga Oda Ekonomike e Veriut të Maqedonisë theksojnë se pas fillimit të zbatimit të sistemit nuk janë vërejtur vonesa apo pritje të gjata në kufi për transportuesit, megjithëse kryetari Aliu shtoi se ata vazhdimisht kërkojnë mënyra më funksionale dhe më të shpejta për kalimin kufitar.

Exit mobile version