Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: KOMPLETOHET RRETHI I PARË I KAMPIONATIT 2025/26

Me ndeshjet e xhiros së  11-të të sezonit vjeshtor u kompletua edhe rrethi i parë  i kampionatit 2025/2026 në Ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.  Lider doli ekipi i favorizuar Vardari me 27 pikë, para Struga Trim Lum që ka  26  dhe Shkëndija e lodhur në garat  evropiane me 24  pikë.

 Java e  11-të  e sezonit  vjeshtor  solli 1 fitore të vendasve, 3 barazime dhe  dy  fitore  për  ekipet mysafire me  gjithësejt  17  gola të  shënuar

 Në ndeshjen e  fundit të  kësaj jave mes Vardarit  dhe Sileksit e cila zgjati  jo më pakë se 101 minutë  fituese  doli  Vardari  2-1 me golin e fitores që u shënua  nga penaltia në sekondat e fundit apo më mirë thënë në minutën e 101 me  autor Mato. Ndryshe  golin e parë  për Vendasit e realizoi Azar Omeragiq, ndërsa për  Sileksin e shënoi Hrvanoviq . Për ndeshjen në fjalë dhe referimin ka kritika të  shumta por aktivi i referëve  në kuadër të FFM-s ka dal me vlerësim për dy momentet dyshimta dhe ka vlerësuar se arbitri ka pasur të drejtë!

Shkëndija në transfertë me AP Brera në Strumicë u kthye me fitore shumë  të  rëndësishme  2-3  edhe pse në pjesën e parë  ishin në epërsi prej dy golave  në  pjesën e dytë  situata në terren ndryshoi, por megjithatë tre pikët erdhën në Tetovë . Pas  kësaj ndeshje trajneri  Beqiri ishte i kënaqur me tre pikët  por  jo edhe me mënyrën si  u pranuan  golat

  “Tre pikë shumë të rëndësishme. Jam i kënaqur me luftën e futbollistëve në fushë gjatë 90-të minutave dhe nuk jam i kënaqur me mënyrën se si i pësuam golat. Pasi një skuadër me eksperiencë, siç është skuadra jonë, nuk do të duhet të tolerojë kështu lloj gabimesh të këtij niveli të sotëm. Dua të përmendi edhe atë, se më e rëndësishmja për momentin është që sot marrim tre pikë, pas humbjes të hënën.” deklaroi Jeton Beqiri

Advertisement
Struga  Trim Lum  pos  zhgënjimit  në ndeshjen  me AP Brera në cilësinë e vendasi   ishte  në  nivelin e duhur    falë edhe  futbollisti Basirou Compaore  i  cil  me  11  gola  i prinë  listës së  golashënuesve  më të mirë. Bashkimi i Kumanovës   si  debutuese  në  elitën e  futbollit pas  plotë 17  viteve  në këtë pjesë të kampionatit  ishte  solide pasi me 19  pikë  sigurt mbanë pozitën e pestë.  Arsimi i  Çegranit gjatë  kësaj pjese të kampionati kishte batica  dhe  zbatica  në  lojë me gjithat  marrë nëpër gjithësi se është  pa  përvojë në këtë nivel të garave  mund  të  thuhet  se kishte disa momente pozitive sidomos pas angazhimit të Shefit Shefitit i cili ka të regjistruar 7 gola. Besojmë se Çegranasit në rrethin e dytë të  kampionatit  do të jenë shumë të suksesshëm. Zhgënjimi  më i madh  në rrethin parë të  kampionati  pa  dyshim se është Shkupi  që ka vetëm 2 pikë. Java e 12 e  kampionatit  vazhdon që të hënën me ndeshjen hapëse  Arsimi – Bashkimi .   
 
SHABAN SINANI -TV KOHA
Exit mobile version