Site icon Tetova Expres

PESHËNGRITJE: ENKILEDA CARJA SHPALLET KAMPIONE E TREFISHTË E EUROPËS

Në kampionatin  euroopian të peshëngritjes  për të  rijë, Enkileda Carja ka  është shpallur  kampione e trefishtë europiane.

 Peshëngritësja e talentuar e Klubit shumësportesh  Teuta, Enkileda Carja, është shpallur kampione e trefishtë e Europës në Kampionatin Evropian për të Rinj dhe U-23, që po zhvillohet në Durrës.

Carja dha një paraqitje spektakolare, duke thyer tre rekorde evropiane në kategorinë 63 kg  për të rijë dhe madje edhe një rekord bote në shkëputje për të  rijë .

Carja i realizoi me sukses të gjashta provat, duke ngritur 98 kg në shkëputje, 118 kg në shtytje dhe 216 kg në dygarësh, duke shfaqur një performancë të shkëlqyer dhe plot vetëbesim.

Me këtë paraqitje, Enkileda Carja përmirësoi edhe rezultatin e saj nga Botërori i Perusë, ku kishte ngritur 213 kg në total.

Advertisement

Ky është një sukses i madh për talenten e Teutës, por edhe për trajneren e saj të palodhur, Eglantina Kalemi.

Shaban Sinani – TV KOHA
Exit mobile version