Struga Trim Lum dhe Tikveshi regjistruan fitore identike 0-2 në cilësinë e mysafirit kundër Makedonija Gj.P dhe Rabotniçkit
Struga Trim Lum sot ka regjistruar fitoren e 9-të sezonale, pasi në stadiumin e Gjiorçe Petrovit në cilësinë e mysafirit sot mundi skuadrën vendase Makedonija Gj.P. me rezultatin e sigurt 0-2. Ndeshja e zhvilluara në kuadër të javës së 12-të dëshmoi se skuadra vendase është në krizë të thellë të rezultateve, ndërsa Struga Trim Lum përjeton një formë solide që dëshmojnë edhe rezultate siç ishte edhe fitorja e sotme.
Autor të golave për ekipin Struga Trim Lum ishin Florian Roçi në minutën e 32-të, gol i cili për futbollistin Roçi ishte i pari në ligën e parë. Autor i golit të dytë ishte Compaore nga penaltia në minutën e 62-të/ Ishte ky goli i 12-të në 13 ndeshjet e zhvilluara në sezonin vjeshtor. Struga Trim Lum me 9 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë me 29 pikë ngjitet ne pozitën e pare, ndërsa Makedonija Gj.P mbetet në pozitën e 8-të me 14 pikë
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot në kuadër të xhiros së 12-të, Tikveshi në Shkup mundi Rabotniçkin 2-0
SHABAN SINANI – TV KOHA
