Në ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të sot në stadiumin e Gostivar dueli mes Arsimit dhe Bashkimit të Kumanovës . Pas 90 minutave lojë mjaftë cilësore dhe efikase epilogu përfundimtar i takimit mbeti 4-2 për skuadrën e Çegranit
Në kuadër të javës së 12-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor sot në stadiumin e qytetit në Gostivar luajtën Arsimi i Çegranit dhe Bashkimi i Kumanovës . Në një ndeshje tipike kampionate dhe me raste nga të dyja anët, epilogu përfundimtar mbeti 4-2 Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Alban Taipit, në minutën e 36-të. Bashkimi barazoi me golin e Resul Memetit në minutën e 38-të, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë Arsimi kaloi në epërsi 2-1 me golin e Muhedin Dardhishtës . Në pjesën e dytë skuadra vendase vazhdoi dominimin në terren të gjelbër dhe si rezultat i lojës së mirë në minutën e 63-të, Shefit Shefiti shënoi për epërsi 3-1. Arsimi erdhi në epërsi 4-1, me golin e dytë të Shefitit për të cilin ishte goli i 9-të sezonal në faneën e Arsimit. Deri në fund të ndeshjes Bashkimi zbuti rezultatin në 4-2 me golin në minutën e dytë shtesë me golin e Avornyo. Për ekipin e Arsimin ishte kjo fitorja e katërt sezonale pas tre barazimeve dhe 5 disfatave duke grumbulluar 15 pikë. Nesër me fillim në ora 13:30, në program janë përballjet Rabotniçki – Tikveshi dhe Makedonija Gj.P – Struga Trim Lum, të mërkurën në ora 17:00 në Manastir takohen Pelisteri – Vardari ndërsa në ora 13:30 në Strumicë takohen AP Brera – Sileksi. Java e 12-të mbyllet më 15 nëntor me fillim në ora 13:00, me ndeshjen mes Shkupit dhe Shkëndijës .
