Site icon Tetova Expres

KARATE: 1230 GARUES MARIN PJESË NË KAMPIONATIN BALLKANIK

 Nga data 7 deri më 9 nëntor qyteti kroat i Rijekës është nikoqir i edicionit të 25-të Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet, junior dhe u21, ku do të marrin pjesë 1230 garues nga 13 vende të Ballkanit. Maqedonia përfaqësohet me 74  garues.

 Reprezentacioni i  Maqedonisë së Veriut në karate  me 74  garues  do të përfaqësohet ne edicionin e 25-të i Kampionatit Ballkanik për kadet, junior  dhe U-21  për djem  dhe vajza që  gjatë kësaj fundjave  do të  mbahet në qytetin bregdetar të Rjekës në Kroaci. Në këtë edicion jubilar të Kampionat  Ballkanik  të karatesë për kadet, junior dhe U-21 pjesëmarrjen e tyre e kanë  konfirmuar  123o  karateistë nga 13 shtete të Ballkanit. Drejtori  sportiv i reprezentacionit  të Maqedonisë, Arlind Huseini për kampionatin në fjalë dhe pritshmëria  e garuesve  tanë, për televizionin Koha deklaroi.

 ““Ekspedita apo reprezentacioni i Maqedonisë i përbërë nga kadet, junior dhe U-21 dhe delegacioni, do të udhëtoj për në Kampionatin e 25-ë me radhë Ballkanik për kadet, junior dhe U21 e mbajtur në Rijekë të Kroacisë. Garat do të zhvillohen nga data 7 deri në datën 9, ku do të garojnë në dy disiplina, KATA dhe KUMITE, individuale dhe ekipor. Maqedonia apo karateistët që e përbëjnë Maqedoninë e Veriut janë shumë të përgatitur maksimalisht, vitin e kaluar kishim mjaftë rezultate në Sarajevë, ku jo të shpresoj, por jam i sigurt ku edhe këtë radhë do të korrin suksese të larta, pasi që kemi edhe gjenerata të reja ku premtojnë shumë rezultate edhe më kulminante tutje që do të zhvillohen garat jashtë shtetit “ deklaroi Arlind Huseini

Në ekspeditën e 74 garuesve në përbërjen e repreznacionit të vendit tonë janë edhe 29 karateistë shqiptar, në mesin e të  cilëve edhe katër garues  të klubit të karatesë Fati , nga të cilët pritet që me dinjitet të përfaqësojnë vendin 

Ekspeditën e Maqedonisë do ta përbëjnë edhe 25 shqiptar, ku edhe 4 nga Klubi i Karatesë Fati, po ashtu edhe Tetova do përbëhet nga garues tjerë që janë shumë kualitativ, por Klubi i Karatesë Fati konkretisht do të merr pjesë me 4 talent, me katër garues të mirë, ndër ta është edhe Isa Elmazi, që ishte para dy viteve edhe kampion ballkanik, me shpresë që do të rikonfirmoj nga gjenerata të reja tash në gjenerata më serioze tek kadetët, shpresoj që edhe Isa, edhe Aldini, edhe Andi, edhe Astriti, do të korrin suksese të larta, po ashtu edhe në fund dua të theksoj edhe njëherë që Maqedonia ka talent të jashtëzakonshëm që premtojnë këtë vit edhe rezultate më të larta “ tha Huseini

Advertisement

Garat do të zhvillohen  të premten, të shtunën  dhe të dielën në Qendrën Sportive ZAMET  në qytetin e Rijekës në Kroaci

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version