Në pritje të dy ndeshjeve të nëntorit miqësorja kundër Letonisë dhe ndeshja e fundit kualifikuese kundër Uellsit, seleksionuesi Blagoja Milevski sot publikoi listën me 28 futbollist të ftuar
Trajneri i reprezentacionit të futbollit të Maqedonisë, Blagoja Milevski, sot para mediumeve publikoi listën me 28 futbollist për dy ndeshjet e nëntorit dhe atë miqësoren kundër Letonisë në Shkup dhe ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, kundër Uellsit në Kardif . Risi në listë e seleksionuesit është se kësaj radhe mungon Esgjan Alijoski shkaku i lëndimit, ndërsa rikthehen Dimoski, Trapanoski dhe Qamili, të cilët munguan në tetor për shkak të lëndimit. Sa i përket ndeshjes vendimtare me Uellsin seleksionuesi Milevski tha se të gjithë jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e sfidës që na pret.
” Na pret një ndeshje miqësore me Letoninë dhe ndeshja e fundit kualifikuese kundër Uellsit, një mundësi e mirë për mini-përgatitje para sfidës së rëndësishme. Nuk pata asnjë ankesë pas ndeshjes me Kazakistanin, të gjithë luajtën në një nivel të lartë. Ndryshimet gjatë ndeshjes ishin taktike, në interes të ekipit. Do ta përdorim ndeshjen me Letoninë për t’u dhënë një shans lojtarëve me më pak kohë loje dhe për të provuar ide të caktuara, sigurisht, është e rëndësishme edhe për renditjen e FIFA-s dhe shortin e ardhshëm. Pavarësisht faktit që një numër i vogël lojtarësh kanë kohë të vazhdueshme loje në klubet e tyre, ata gjithmonë japin maksimumin me fanellën e Maqedonisë. Për mua, ata janë fenomene. Të luash në këtë nivel pa ritëm është çështje respekti. Të gjithë e kanë merituar vendin e tyre në ekipin kombëtar” deklaroi Milevski
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut n Grupin J , në ndeshje të zhvilluara ka tre fitore dhe 4 barazime duke grumbulluar 13 pikë. Në pozitën e parë është Belgjika me 4 fitore e dy barazime dhe 14 pikë të grumbulluara, ndërsa aktualisht Uellsi me 3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje mbanë pozitën e tretë me 10 pikë. Në ndeshjen e shtatë të grupit J, më 15 nëntor takohen Kazakistani – Belgjika dhe Lihtenshtajni – Uellsi. Epilogu nga këto dy ndeshje mund të jetë edhe vendimtare për renditjen përfundimtar në Grupin J.
LIsta e 28 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit:
Portierë: Stole Dimitrievski, Dejan Iliev, Damjan Shishkovski , Igor Aleksovski
Mbrojtja: Visar Musliu, Nikola Serafimov , Gjoko Zajkov , Bojan Dimoski , Andrej Stojçevski, Stefan Despotovski, Darko Velkovski , Bojan Ilievski, Stefan Ashkovski.
Mesfushorë: Enis Bardi, Jani Atanasov , Elif Elmas, Isnik Alimi , Luka Stankovski , Tihomir Kostadinov, Reshat Ramadani dhe David Babubski.

