Site icon Tetova Expres

BARAZIM I PAFAT I SHKËNDIJËS LËSHOJNË FITOREN NË SEKONDAT E FUNDIT

Shkëndija  mbrëmë zhvilloi një ndeshje të bukur dhe dominuese në duelin e tretë të fazës kryesore në UEFA Konferencë Liga, ishte  në epërsi deri  në minutën e 100-të  kur skuadra e Jagiellonias barazoi rezultatin në 1-1. Takimi radhës i ekipit kuqezi është kundër  Dritës së Gjilani në Prishtinë më 27 nëntor.

 Kampioni i Maqedonisë së Veriut  klubi i futbollit Shkëndija  n ndeshjen e tret të fazës së ligës në UEFA Konferencë Liga barazoi 1-1 me skuadrën Jagiellonija të Polonisë edhe pse deri në sekondat e fundit ishte në epërsi me golin që e realizoi Liridon Latifi në minutën e 49-të. Dhe  kur  të gjithë pritnin fishkëllimën e fundit të  arbitrit hungarez, në minutën e  100-të ndodhi zhgënjimi  për tifozët të  cilët krijuan atmosferë impozante, pasi  një  goditje precize  të Lozanos nga distanca  përfundoi  në  portën e  Shkëndijës për epilogun përfundimtar  1-1.  Duhet  të theksojmë se skuadra  tetovare në këtë përballje u paraqitë me shumë energji dhe vendosmëri, duke krijuar disa mundësi të mira në pjesën e parë. Megjithatë, një moment shqetësues ndodhi para pushimit, kur Arbin Zejnullai u përplas dhe humbi ndjenjat pas një goditjeje në fytyrë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor, situata u stabilizua, por ai u detyrua të largohej nga loja, duke u zëvendësuar me Krasniqin. Atmosfera që e krijuan tifozët vendas ishte  impozante, por ra në sy sjellja e një grupi tifozësh nga Polonia të cilët provokonin  me   thirrjet ‘’Kosova është Serbi’’. Pas  përfundimit të ndeshjes në konferencën  zyrtare me mediumet, trajneri Jeton Beqiri tha  se ishin të pafat pasi barazimi ndodhi në sekondat e fundit.

 Mendoj se  në sekondat e fundit  të ndeshjes  ishim  të pafat dhe një devijim  që ndryshoj kahjen e topit dhe pastaj portieri nuk mund të reagonte. Besoj dhe mendoj  që  gjithmonë duhet të  bëjmë  më mirë diçka , veçanërisht kur kundërshtari  ishte me një lojtar  më pak në fushë. Por  pas lodhjes   edhe koncentrimi  bie më  edhe normalisht ndodhin gabimet të tilla’’ deklaroi  trajneri Jeton Beqiri

 Për golin e pranuar  në  sekondat e fundit trajneri Beqiri tha se në ato momente lojtarët  kanë  qenë  keq të vendosur  

’Patejër,  si realizuam  në ndeshjen e fundit , tani edhe  u dënuam. Unë besoj  se nuk ishte çështje gëzimi , ata ishin të motivuar  për të marrë fitore, por besoj që duhej  të bënin  diçka  më mirë  në minutat  e fundit  dhe sa e shoh videon  pas ndeshjes, kemi pasur disa pozicione që kemi qenë keq të vendosur dhe ajo na dënoi në fakt’’ tha  trajneri Beqiri.

Advertisement

 Ndeshjen e radhës  Shkëndija  do ta  zhvillon kundër  ekipit  Drita  të Gjilanit  në Prishtinë. Kujtojmë  se  mbrëmë  skuadra   e Dritës  në  Kardifë mundi ekipin  Shellburn  0-1.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version