Site icon Tetova Expres

Fatmir Dehari i lëshon postin e kryetarit të Kërçovës Aleksandër Jovanovskit , Alili: Fajin e mban heshtja e atyre që duhej të kërkonin falje dhe bashkim

Kandidati për kryetar të Kërçovës, Shkodran Alili, duke thënë që mërgata luajti rol vendimtar në zgjedhje në këtë komunë, sqaroi se përse nuk bëri thirrje për votimin e kandidatit shqiptar.

“Menjëherë pas raundit të parë, unë kërkova një zgjidhje të ndershme: Të bashkoheshin votat shqiptare, të fitohej komuna, dhe kandidati të jepte dorëheqje pas zgjedhjeve. Për dy javë nuk pati asnjë përgjigje. As edhe një tentativë për bashkim”, shkruan Alili. Ai thotë se nuk mund të mbështeste një kandidat të përfshirë në skandale morale dhe mungesë transparence. Ai theksoi se qytetarët që votuan ndryshe nuk janë tradhtarë, por njerëz të lënduar nga mungesa e përgjegjësisë. Sipas tij, fajin e mban heshtja e atyre që duhej të kërkonin falje dhe bashkim.

Pas 12 vitesh Fatmir Dehari lëshon postin e kryetarit të Komunës së Kërçovës dhe ia lë Aleksandër Jovanovskit. Komisioni Komunal Zgjedhor ua dorëzoi çertifikatat këshilltarëve komunal dhe kryetarit të ri të Komunës.

Pas marrjes së mandatit kryetari aktual i Komunës së Kërçovës Aleksandër Jovanovski tha se do të përkushtohet për të realizuar punë të mira për qytetin dhe qytetaret pa dallim përkatësie etnike.

“Nga kjo foltore ju premtoj punë të sinqertë, te vlefshme dhe me përkushtim për të realizuar të gjitha projektet të cilat i kemi premtuar. Dua tua bëjë të qartë të gjithëve se nuk do te kemi asnjë problem nga ana ime, unë do të mundohem të kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë të punësuarit dhe t’i përmbushim pritshmëritë e qytetarëve tanë, si higjienën, projektet që i premtuam”, tha Aleksandër Jovanovski – Kryetar i komunës së Kërçovës.

Advertisement

Pas eventit solemn kryetari i ri u prit në zyrë nga kryetari në ikje Fatmir Dehari i cili e njoftoi Jovanovskin me projektet e nisura dhe të nënshkruara, të cilat sipas Deharit kapin vlerën e 7 milionë eurove investime kapitale. Dehari pasi përshëndeti të punësuarit me të cilët ka punuar 12 vite, falënderoi mërgimtarët dhe gjithë qytetarët e vendit. Jam njeri, mund edhe të kem gabuar dhe për çdo gabim timin ju kërkoj ndjesë, falje, çdo qytetari që mund eventualisht të jetë i prekur”, pohoi Fatmir Dehari, ish- kryetari s Komunës së Kërçovës.

Përbërja e re e Këshillit Komunal është e përbërë prej 19 këshilltarëve: 5 këshilltarë ka AKI, 3 këshilltarë janë nga Koalicioni VLEN, 2 këshilltarë nga kandidati pavarur, 8 këshilltarë VMRO-DPMNE-ja dhe 1 LSDM-ja.

Exit mobile version