Site icon Tetova Expres

ADORA THAÇI FITUESE E FESTIVALIT BLETËZAT 2025

Mbrëmë në një atmosferë impozante në Tetovë u mbajt edicioni i 31 i festivalit Bletëzat 2025. Fituese e këtij edicioni është vogëlushja nga Tetova Adora Thaci me këngën “Tetova qyteti im” me tekst dhe muzikë nga Avni Qahili dhe orkestrimin nga Kristi Pasha.

Në mbrëmjen finale performuan 15 fëmijë nga Tetova, Gostivari, Dibra, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, të shoqëruar nga kori i fëmijëve pranë Shkollës fillore “Liria”- Tetovë nën udhëheqje të Profesoreshës së muzikës Laurije Ibrahimi.

Kurse festivalin e moderuan dy prezentueset e Televizionit Koha Arijana Ibrahimi dhe Nita Sejdiu.

Festivalin e shpalli të hapur Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili përgëzoi stafin e festivalit për organizimin e mrekullueshëm dhe mundësinë që ju jepet fëmijëve për të performuar para një auditoriumi kaq të madhe.

Juria profesionale në përbërje 3 profesioniste Profesoresha te muzikes nga Tetova, Samie Rakipi, Hamije Imeri dhe Adelina Halimi, pas dëgjimit të këngëve ndanë këto cmime:

Advertisement

Çmimin Menada ilire e fitoi dueti nga Shqipëria Keira Broli dhe Chloe Myftari

Çmimin Bletëza e fitoi Alsa Jashari

Çmimin mikrofoni i artë e fitoi Jona Krasniqi

Best Talent Marigona Erebara

Best hit Esma Aliu

Advertisement

Interpretimi më i mirë Adea Adili

Vokali më i mirë Monera Veapi

Muzika më e mirë Jona Rexha

Teksti më i mirë Eda Neziraj

Tre vendet e treta i fituan Jara Zhaku e cila e fitoi edhe cmimin “Mesazhi më i mirë”, dueti Drina dhe Bora dhe Luana Riza, dy vendet e dyta I fituan Medina Abdulmexhiti dhe Tiara Ganiu, dhe vendin e parë Adora Thaci.

Advertisement

Mirënjohjet dhe kupat e festivalit u ndanë në mënyrë solemne nga Tahir Shabani – Ambasador i Paqës Botërore, Fatmir Makolli president i federatës  Kiks boks- Kosovë dhe nga Sedat Sulejmani- zëvendës ministër në Ministrinë për Kulturë dhe Turizëm.

Mbrëmë në këtë festival performuan edhe grupi i baletit “Tutu”, grupi i vajzave nga SHKA Xheladin Zeqiri me solist Aren dhe Nera Matranci, grupi I fëmijëve të klasave të katërta pranë Sh.F Liria nën udhëheqjen e arsimtares Xhemazije Neziraj dhe tre instrumentaliste të shkëlqyera Kanita Abdiu- kitarë elektrike, Eneda Azizi- bas kitarë dhe Tara Shahini- bateri të cilat interpretuan pikën muzikore “SMOKE ON THE WATER”.

Festivali “Bletëzat” 2025 u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komuna e Tetovës dhe Ordinanca “Dr Ancevski” , kurse sponsor medial Televizioni Koha dhe Radio Bleta.

 

 

Advertisement
Exit mobile version