Komuna e Tetovës informon se do ta largojë barakën e cila ishte vendosur në parkun afër Xhamisë së Larme. Në një njoftim të shkurtët nga komuna, thuhet se baraka do të largohet me kërkesë të banorëve.
“Me kërkesë të banorëve, infoqendra do të largohet nga hapësira te Xhamia e Pashës”, informoi Komuna e Tetovës.
Ndryshe, për sot Komuna e Tetovës kishte planifikuar që ta promovojë këtë info-qendër, por pas reagimit të madh në opinion vendosën që ta largojnë.
Nga Iniciativa “Më mirë për Tetovën” dje thanë se është e papranueshme që kryetari i sapozgjedhur të lejojë shëmtimin e pamjes së Xhamisë së Larme.
