Shqipëria me një gol të Asllanit ka shënuar fitore minimale 1-0 në Andorra, duke siguruar kualifikimin në play off të Botërorit 2026, kjo falë dhe fitores 2-0 të Anglisë përballë Serbisë.
Mbrëmja e 13 nëntorit do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja shqiptare ka shkruar historinë. Për herë të parë, kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin për në “play off”-in e Botërorit.. Shqipëria triumfoi minimalisht ndaj Andorrës në transfertë dhe falë humbjes së Serbisë me Anglinë, ka siguruar vendin e dytë në grup. Golin e vetëm dhe të fitores, e shënoi Kristjan Asllani në minutën e 67-të. Mesfushori u tregua i saktë në zonë, pas një asisti të marrë nga Uzuni. Me këtë sukses, Shqipëria blindon vendin e dytë me 14 pikë, 4 më shumë se Serbia e vendit të tretë. Ndeshja e fundit në grupin K, do të jetë të dielën e 16 nëntorit ndaj Anglisë në Tiranë.
Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka komentuar fitoren 1-0 të arritur përballë Andorrës që siguroi biletën për në play off të Botërorit 2026.
“Nuk ishte e lehtë. E dinim që ishte një kundërshtar i vështirë. Anglia ka fituar 1-0, Letonia barazoi, Serbia ishte 1-1 në pjesën e parë. Ne po rritemi, po bëjmë mirë, por nuk jemi Gjermania që të fitojmë 6-0”.“Ishte e vështirë, por mbaroi dhe tani po festojmë. Për herë të parë po shkojmë në play off, ishte një mbrëmje e mrekullueshme. Mungesë loje? Mendoj se duhet të festojmë të gjithë, ndodh për herë të parë një arritje e tillë. Tifozët meritojnë gjithçka, është hera e parë, është shumë bukur. Kemi humbur vetëm kundër Anglisë, nuk është pak”.
Në ndeshjen tjetër të grupit J. Anglia mundi Serbinë 2-0. Pas ndeshjeve të mbrëmshme grupin J e kryeson Anglia me 21 pikë, para Shqipërisë që ka 14, Serbisë me 10 , Letonia 5 dhe Andorra 1 pikë
Shaban Sinani – TV Koha

